shtesë ushqimore
ParaProteX 100 tableta
39.90 €
Formulë kundër parazitëve dhe mikrobeve. Sasia në magazinë: 28
Informacion shtesë
EAN | |
---|---|
Lloji i regjistrimit | |
Kategoria | |
Përbërësi kryesor | |
Informacione shtese | |
Paketimi | |
Origjina | |
Prodhuesi |
Përshkrimi origjinal i Calivitës
Përshkrimi:
ParaProtex është një preparat i spektrit të gjerë i kompozimit unik, i cili në mënyrë natyrale mbështet proceset mbrojtëse të organizmit kundër baktereve, viruseve dhe mikrobeve; ofron ndihmë efikase në raste të infeksioneve intestinale; mirëmban shëndetin e florës intestinale; si dhe përforcon sistemin imun përmes mukozës intestinale. Përbërësit e saj aktiv përfshijnë elemente të mirënjohura si vaji i farës së grejpfrutit, hudhra, arra apo karafili, si dhe barishte të tilla që me sukses janë aplikuar në mjekësinë popullore shekuj me radhë, si: frutat e Quisqualis indica , mira gomë-rrëshirë (Commiphora myrrha), berberis (lloj shkurre), dhe Pau d’Arko (lloj barishte).
Kujt i rekomandohet?
– atyre që dëshirojnë ta mbështetin organizmin e tyre në luftë kundër baktereve, viruseve, parazitëve apo infeksioneve intestinale;
– atyre që dëshirojnë ta përforcojnë sistemin e tyre imun duke e ruajtur shëndetin e florës intestinale;
– atyre që ballafaqohen me probleme në tretje me qëllim që të lehtësohet funksionimi normal i zorrëve;
– atyre që mbajnë dietë pastruese;
– atyre që mbajnë dietë candida, për ta plotësuar ushqimin.
A e dini se?
A e keni ditur se Pau d’Arko nuk ka efekte ndaluese ndaj baktereve beninje, kurse ndalon shumëzimin e baktereve potencialisht të dëmshme që gjenden në zorrë (E. Coli, Clostridium perfinger)?
Paraqitja në treg e formulës Paraprotex u pasua nga një hulumtim i gjatë, dhe nuk është e rastit se qysh prej zhvillimit të saj në mënyrë të qëndrueshme ka mbetur si një prej produkteve më të suksesshme të kompanisë sonë.
Duke prodhuar Paraprotex-in, qëllimi ynë i qartë ka qenë të ndihmojmë mbrojtjen e trupit tonë kundër parazitëve me të cilët mund të jemi në kontakt të përditshëm.
Në mesin e përbërësve të saj gjenden elemente mjaft të njohura sikurse vaji i bërthamës së grejpfrutit, hudhër, arrë, karafil, gjersa shtuam edhe barishte të dobishme të cilat qysh mijëra vite janë në shfrytëzim në mjekësinë tradicionale, si për shembull Quisqualis Indica (shkurre indiane), mirë (kim), berberis (lloj shkurre) si dhe pau d’arco (lloj barishte).
Le të shohim nga afër se si këto elemente e bëjnë formulën tonë të suksesshme.
Quisqualis Indica (shkurre indiane) është bimë autoktone indiane, e cila është shfrytëzuar në mjekësinë tradicionale në veçanti gjatë stinëve virusale, kurse edhe prej fletëve të saj mund të prodhohet kremi shërues.
Karafili si një antioksidant i fortë, arra e zezë dhe e zakonshme, për shkak se përmbajnë jod, e mbështesin mbrojtjen kundër parazitëve. Për më tepër, e para e forcon lukthin dhe në mjekësinë tradicionale shfrytëzohet për pastrim të brendshëm.
Përbërësit tjerë barishtorë – të cilët janë gjithashtu pastrues të fuqishëm- janë bërthama e grejpfrutit, më saktësisht vaji i saj, përparësi e veçantë e së cilës është se nuk i dëmton bakteret e dobishme intestinal.
Pau d’arco (lloj barishte) përmban sasi domethënëse të vitaminave dhe mineraleve. Në mjekësinë tradicionale përdoret kryesisht gjatë stinëve virusale si dhe mund ta ndihmojë trupin edhe kundër fungit gjatë stadit të mesëm.
Berberis (lloj shkurre) ka efekte pastruese, ndihmon rezistencën e trupit gjatë stadit të mesëm bakterial. Ajo nxit sistemin imun; frutat e saj përmbajnë vitaminë C, elemente dhe minerale të ndryshme.
Mira është e pasur me kalium, natrium, silic, zink dhe klor, mund të ndihmojë në eliminimin e mbeturinave të trupit. Ajo mbron dhe ndihmon funksionimin e mëlçisë, dhe mund ta përforcojë sistemin tonë tretës.
Hudhra tanimë është cekur nga shumë dorëshkrime antike, madje edhe ushtarët egjiptian e kanë konsumuar hudhrën për të qëndruar në gjendje të shëndoshë. Në mënyrë të shkëlqyeshme e pastron trupin, si një antioksidant e nxit sistemin imun dhe mund të ndihmoj në mbrojtjen e shëndetit gjatë stadit fungal apo bakterial. Gjyshërit tanë në mënyrë të suksesshme e kanë përdorur hudhrën në rast të ftohjeve, për shkak të elementit kryesor të saj, allicin, i cili ka efekte antibiotike. Konsumi i hudhrës nxit tretjen dhe redukton shkallën e aderimit të kolesterolit në muret e enëve të gjakut.
Jam i sigurt se keni parë produkte në treg të cilat janë prodhuar vetëm nga njëra nga elementet e cekura më lartë, përbërës mjaft të njohur. Por pse ta zgjidhni njërën nga ato kur ju mund t’i gjeni të gjitha në një tabletë, në një kombinim unik?
Provoni produktin tonë Paraprotex sa më parë të jetë e mundur, dhe do ta shihni se shtojca jonë dietale do të bëhet pjesë konstante e shërimit tuaj shtëpiak!
Dozimi
3×1-2 tableta në ditë me ushqim në mëngjes apo darkë.
Përbërësit
Frutat e Quisqualis indica 150 mg
Pluhur Chenopodium ambrosioides 100 mg
Ekstrakt berberis (6% Alkaloide) 50 mg
Mira gomë-rrëshirë 50 mg
Vaj karafili 50 mg
Ekstrakt Pau d`Arco (4:1) 50 mg
Pluhur nga arra e zezë 37.5 mg
Vaj nga arra e zezë 37.5 mg
Ekstrakt nga fara e grejfrutit 25 mg
Pluhur hudhre 12.5 mg
Shënime dhe paralajmërime
Vërejtje!
Aplikimi i preparatit nuk është zëvendësim për ekzaminimin mjekësor, prandaj konsultohuni me mjekun tuaj! Në rast se e vëreni praninë e krimbave të zorrëve ose parazitëve në organizmin tuaj, menjëherë kontaktoni mjekun tuaj!
Mbajeni të mbyllur fort në një vend të freskët dhe të thatë.
Më e mira përpara: shikoni pjesën e poshtme të paketës
Prodhuar për: CaliVita International
Detajet e kontaktit
Calivita International 1
Lagja Lakrishte – te banesat Prime Group
10000 Prishtinë
Tel/Viber:+383 44 827 985
ID-ja e referuesit: 0487881201 (Kodi i sponsorit)
Pse të zgjidhni produktet Calivita
Me mbi 30 vjet përvojë, Calivita është përkushtuar për të ofruar produkte që plotësojnë standardet më të larta të cilësisë. Kompania ka prioritet përdorimin e përbërësve natyralë me origjinë nga origjina më e mirë.
Calivita fokusohet në zhvillimet inovative, duke përfshirë forma me përthithje të përmirësuar, të tilla si komponimet organike, për të maksimizuar efektivitetin. Çdo produkt vjen me një garanci 100% të cilësisë, të mbështetur nga një proces rigoroz testimi me shumë hapa për të siguruar standarde të jashtëzakonshme.
Shumica e suplementeve dietike Calivita prodhohen në objekte të klasës farmaceutike në SHBA. Prodhimi ndjek udhëzimet strikte të cGMP (Praktika aktuale e Mirë Prodhimi), me inspektime dhe auditime të rregullta nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave). Për më tepër, Calivita bashkëpunon ngushtë me autoritetet rregullatore lokale për t’u ofruar vazhdimisht konsumatorëve produkte të cilësisë më të lartë.