Rhodiolin 120 kapsula

39.90 

Preparat kundër stresit. Sasia në magazinë: 26

Add to Cart
Rhodiolin
Rhodiolin 120 kapsula
39.90 

Dërgesa falas vetëm brenda Kosovës

  • 8 ditë kthime të lehta
  •  Të gjitha porositë do të dërgohen brenda 24 orësh.
Garantim i Sigurisë së Garancisë

shtesë ushqimore

Informacion shtesë

EAN

Lloji i regjistrimit

Kategoria

Përbërësi kryesor

Informacione shtese

Paketimi

Origjina

Prodhuesi

Përshkrimi origjinal i Calivitës

Përshkrimi:

Përbërësi kryesor i kapsulës Rhodiola rosea është një bimë adaptogjene. Përbërësit aktiv të kësaj bime kanë efekte pozitive mbi sistemin nervor qendror, prandaj si rezultat mund të rritet përqendrimi, aktiviteti fizik dhe mental.

Rhodiolin– suplement kundër stresit, ka origjinë bimore dhe ofron mbrojtje për të gjithë personat aktivë të cilët ballafaqohen me stresin e përditshëm, në mënyrë që të shmangen sëmundjet të cilat paraqiten si pasojë e veprimit të vazhdueshëm të stresit në organizëm. Preparati ka elemente fitonutriente dhe adaptogjene bimore, vepron në një mënyrë të tillë duke e orientuar organizmin drejt homeostazës. Përbërësit aktiv parandalojnë veprimin dëmtues të kortizolës, e cila sekretohet nga gjëndra veshkore gjatë stresit, dhe në këtë mënyrë i mbron organet dhe sistemet nga dëmtimet që mund të paraqiten si rezultat i stresit. Stresi vepron në qeliza si një radikal i lirë, kurse Rhodolin është një antioksidues me origjinë bimore i cili e pengon këtë veprim. E mbron sistemin imun dhe nervor nga veprimi i kortizolës. Vepron edhe kundër depresionit, përmirëson gjendjen shpirtërore, përmirëson gjendjen fizike, përqendrimin, shpejtësinë e reagimit dhe vendimmarrjes, si dhe memorien. Përmes këtij suplementi punëtorët që punojnë gjatë natës munden më lehtë që ta kryejnë punën e tyre. Hulumtime të shumta kanë dëshmuar se nxënësit dhe studentët kishin efekt më të mirë studimi dhe lodhje më të lehtë gjatë përdorimit të Rhodolinit. Mund të përdoret edhe në mënyrë fushate gjersa nuk përfundon afati i provimeve, në doza më të shtuara. Produkti u rekomandohet edhe sportistëve. 

Kujt i rekomandohet?

–          atyre që i ekspozohen stresit të shtuar gjatë jetës së përditshme;

–          në raste të ngarkesave fizike dhe/apo mendore;

–          për ta ruajtur nivelin e përgjithshëm të energjisë dhe përqendrimit;

–          për ta përmirësuar rezistencën e organizmit;

–          për t’i trajtuar rastet e lehta të pagjumësisë (për ta ndihmuar gjumin dhe zgjimin nga gjumi).

A e dini se?

A e keni ditur se bimët adaptogjene shfrytëzohen nga organizmi vetëm në masën sa është e nevojshme? As ma pak, as më shumë! Duke ju falënderuar karakteristikave të shkëlqyeshme, këto bimë, përveç barërave, nuk shkaktojnë varësi; nuk njihen efektet anësore; në mënyrë të qetë bashkëpunojnë me organizmin kurse efektet e saja mbeten të qëndrueshme, edhe nëse i konsumoni për një kohë të gjatë nuk do të krijohet varësi nga ato.

 

 

Në mjekësinë tradicionale kjo barishte ka një traditë të gjatë shekullore. Mjekët tibetian e mbajtën atë si një rregullues i përgjithshëm si dhe për vitalitet, gjithashtu mund të përdoret edhe kundër sëmundjeve malore. Mjekët mongol e kishin përshkruar këtë bimë kundër tuberkulozit, kurse në Kinë ishte shfrytëzuar për pastrimin dhe nxitjen e qarkullimit të gjakut. Disa të dhëna të shkruara të banorëve aziatik theksojnë se nga rrënja e kësaj barishte ata kishin bërë çaj, madje kishin menduar se kush e përdor këtë në baza ditore mund të jetoj 100 vite.

 

Gjatë shekullit të caktuar efektet adaptogjene janë provuar edhe në mënyrë shkencore. Elementet aktive të këtyre bimëve ndikojnë dobishëm në sistemin nervor qendror, si pasojë në aftësitë përqendruese, si dhe mund të zgjerohet edhe performanca mendore dhe fizike. Ato ofrojnë ndihmë në të mësuar, sport, zvogëlojnë tendosjen mendore dhe zgjerojnë mirëqenien e përgjithshme. Nxit rezistencën e trupit kundër sëmundjeve, lehtëson stresin si dhe simptomat e shkaktuara nga mënyra e jetës nën stres. (Mund ta lexoni artikullin tonë në lidhje me stresin në edicionin e vjeshtës të CaliVita).

 

Barishtja Rhodiola Rosea e shfrytëzuar në kapsulat Rhodolin ka qenë temë e studimit të vazhdueshëm në disa shtete të botës. Por çka dëshmojnë këto studime?

Për shembull, eksperimentet në shtazë të kryera nga Universiteti Camerino kanë dëshmuar se aplikimi i një doze individuale të ekstraktit të barishtes redukton stresin akut. *

 

Sipas studimeve të kryera nga Lithuanian Kaunas University of Medicine, mund të ketë efikasitet në kushtet që shoqërohen nga ligështia e përgjithshme dhe rrit rezistencën e përgjithshme të qelizave kundër efekteve të jashtme të dëmshme. Në mënyrë të dobishme ndikon në sistemin kardiovaskular, në problemet sikurse aritmia apo stresi. Sipas disa të dhënave formula Rhodiola rosea mund të ndaloj rritjen e tumoreve malinje si dhe formimin e metastazës në mëlçi. **

 

CaliVita® Rhodiolin

Kapsulat Rhodolin janë paraqitur në rrjetin global CaliVita® qysh më shumë se një dekadë më parë dhe suksesi i saj asnjëherë nuk u thye. Bazuar në reagime, disa e shfrytëzojnë atë që të reduktojnë apo kontrollojnë tensionin në baza ditore apo pas paraqitjes së situatave të paparashikuara stresuese. Të tjerët e shfrytëzojnë për ta mirëmbajtur nivelin e përgjithshëm të energjisë së tyre. Nëse konsumohet para gjumit, mund të ndihmoj në fjetje gjatë natës duke balancuar nivelin e stresit të akumuluar gjatë ditës. Për më tepër, është edhe një element plotësues në shërimin e depresionit.

 

Kështu që, mbani në mend!

–          nuk është adiktive (nuk shkakton varësi)

–          nuk njihen efektet anësore

–          bashkëpunon në mënyrë të butë me trupin tuaj me qëllim që ta mirëmbaj apo rivendos balancën e saj

–          efekti saj vazhdon nëse merret ne afate te gjata (nuk shkakton shprehi).

 

Në mënyrë të shkëlqyeshme mund të plotësohet me tabletat Stress Management or MagneZi B6 si dhe pajisjen BioHarmonex®.

Dozimi

1-3 kapsula në ditë.

Përbërësit

Koncentrat Rhodiola 5:1 (ekuivalent gjer 500 mg pluhur) 100 mg

Zink 5 mg

Shënime dhe paralajmërime

Mbajeni të mbyllur fort në një vend të freskët dhe të thatë.
Më e mira përpara: shikoni pjesën e poshtme të paketës
Prodhuar për: CaliVita International

Detajet e kontaktit

Calivita International 1
Lagja Lakrishte – te banesat Prime Group
10000 Prishtinë
Tel/Viber:+383 44 827 985

ID-ja e referuesit: 0487881201 (Kodi i sponsorit)

Pse të zgjidhni produktet Calivita

Me mbi 30 vjet përvojë, Calivita është përkushtuar për të ofruar produkte që plotësojnë standardet më të larta të cilësisë. Kompania ka prioritet përdorimin e përbërësve natyralë me origjinë nga origjina më e mirë.

Calivita fokusohet në zhvillimet inovative, duke përfshirë forma me përthithje të përmirësuar, të tilla si komponimet organike, për të maksimizuar efektivitetin. Çdo produkt vjen me një garanci 100% të cilësisë, të mbështetur nga një proces rigoroz testimi me shumë hapa për të siguruar standarde të jashtëzakonshme.

Shumica e suplementeve dietike Calivita prodhohen në objekte të klasës farmaceutike në SHBA. Prodhimi ndjek udhëzimet strikte të cGMP (Praktika aktuale e Mirë Prodhimi), me inspektime dhe auditime të rregullta nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave). Për më tepër, Calivita bashkëpunon ngushtë me autoritetet rregullatore lokale për t’u ofruar vazhdimisht konsumatorëve produkte të cilësisë më të lartë.